I ftuar këtë mëngjes në programin ‘Ditë e re’ në Ora Neës, aktori Gent Hazizi foli rreth roleve që kanë lënë mbrësa në karrireën e tij. Në krahasimin mes filmave të para viteve 90’ dhe kohëve të fundit, sipas Gentit filmat e atëhershëm kishin shumë batuta gjë që mungon në prodhimet e ditëve të sotme.
Rreth pyetjes se pse Ermal Mamaqi arrin të gjenerojë shumë të ardhura nga një film, Hazizi u shpreh se paratë e filmit Ermalit nuk tregojnë suksesin e tij në raport me regjisorët e tjeër, si përshembull Gjergj Xhuvani.
“Të dëgjoj pse Gjergji nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vë dot në kandar këto gjëra. Unë ja them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht. E mira është të mos fillojë të quhet kineast. Unë s’mund ta quaj kineast, unë quaj kineast Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Alimanin. Të thuash që jam kineast është njëçik shumë ose është guxim i madh të thuash kam bërë film. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film dhe jam i suksesshëm. Shumë mirë bëjnë që bëjnë filma, nuk të gje gjë nga ai që është mirë. Por të mos bëjnë deklarata të tipit ‘jam kineast’, sepse nuk je”; u shpreh Genti.