Arbana Osmani nuk lë rast pa treguar pasionin e saj për gatimin. Së fundi, ajo ndau me ndjekësit një foto ku shihej duke përgatitur sushi.
Padyshim, ishte mjaft e qeshur, dhe ndërsa ka marrë mjaft komplimenta, nuk kanë munguar as thumbat. “Se i ke dhëmbët si lepur dhe gjithë ato lekë”- i shkroi një komentues. Arbana nuk e humbi qetësinë. “Lek i shkuar dëm o Artan,”- iu përgjigj ajo. Moderatorja ështëq në pritje të një djali me partnerin Eduart Grishaj, ndërsa ka dhe një djalë tjetër, Jonin, me ish bashkëshortin e saj.



















