KreuCelebrity

Aktorja e njohur shqiptare rrëfen dramën e saj: kam tentuar vetëvrasjen për shkak të biografisë!!

Në studion e “ Rreze dielli”, aktorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun, Zamira Kita bëri një rrëfim të rrallë: ajo tregoi vështirësitë e mëdha që ka hasur në jetë, të cilat e cuan deri në tëntativën për vetëvrasje. Zamira tha se kalvari i vuatjeve nisi kur u arrestua vëllai i babait, pasi rrezikonte ta hiqnin nga academia. Biografia iu godit nga cdo drejtim. Problemet me karrierën e kishin shtyrë drejt gjestit ekstrem.

“Në fakt në vitin e dytë në 79’, pra viti i dytë i gjimnazit mua më është arrestuar një nga vëllezërit e babai, një xhaxha dhe është dënuar 10 vite për agjitacion dhe propagandë. Kjo ishte një ngjarje shumë e madhe në atë kohë për familjen tonë, tronditje e madhe e kanë përjetuar shumë keq prindërit e mi, ne ishim të vegjël nuk e dinim ende se çdo të thoshte, por unë fillova ta ndjeja mbi vete trajtimin e keq që më bënin edhe mësuesit pas kësaj, nëqoftëse mësoja për 10 nuk ma vinin kurrë notën sic duhej, nuk e di përse filloi një luftë klasash ndaj meje, me disa nga mësuesit e gjimnazit, më hoqën nga të gjitha aktivitetet, nga komuniteti i rinisë ku unë bëja pjesë.

Unë njihesha nga aktivitetet që fillova të bëj. Nje dite erdhi një ekip në shkollë dhe më ka takuar vetë dhe unë e kujtoj gjithmonë me pozitivitet këtë gjë. Ai ishte Enver Halili të cilit unë i jam shumë mirënjohëse sepse më tha ti nuk ke punë me xhaxhain, ti do të vazhdosh të mësosh dhe do të jetosh sic ke jetuar, do të vazhdosh me aktivitet. Unë vazhdova normalisht dhe kur erdhi fundi i maturës, unë kërkova të shkoj për dramaturgji…ndoshta ata menduan qe “ do shkojë të konkurojë dhe nuk do të fitojë”, por m`u dha e drejta.

Megjithate, biografia më ka goditur shumë në të gjitha drejtimet. E kisha të vështirë të doja dikë, të lidhesha të shpresoja që të më ecte mbarë, e kisha të vështirë të fitoja një rol në film, e kisha të vështirë të shkoja në teatër dhe të vazhdoja profesionin tim si aktore që e kisha ëndërruar aq shumë, pra vuajta për një kohë të gjatë gati katër vjet. Dhe kur jam emëruar në Pirg, dhe nuk shikoja asnjë dritë jeshile, në horizont asnjë gëzim, thashë u emërova në këtë fshat do të ngelem këtu, unë nuk do të luaj kurrë teatër…..por profesioni im nuk ishte atje, ajo që unë e doja më shumë se jetën time, sa që mendoja të vras veten ndoshta ky do të jetë shpëtimi i kësaj dhimbjeje të madhe që përjetova kur u emërova në fshat,’’- thotë ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF