Pamja e tyre dhe stili “francez” i veshjes kanë bërë xhiron e botës duke i kthyer në frymëzim që nga veshjet e lehta të frymëzuara nga Brigitte Bardot e deri tek ato të lëkurës tip Coco Chanel. Këto pesë vajza po bajnë “namin” në Instagram, ku janë kthyer në influencuese të rëndësishme.
Coco Baudelle- e lindur në Montreal, është modele, aktore dhe shkrimtare e është shfaqur në fushata publicitare për Chanel, Calvin Klein, Glossier e J Brands. Ka edhe diplomë për jurudik, ama ndërkohë është bërë ë famshme për stilin e saj minimalist, por tejet interesant.
Fanny Bourdette-Danon- e fotografuar shpesh krah mikes së saj të ngushtë, të famshmes Bella Hadid, Fanny është eksperte PR-I dhe menaxhere projektesh për Dior, ndërsa është një frymëzim në rrjetet sociale sidomos për veshjet me print kafshësh.
Lena Simonne- askush nuk e njeh më mirë se ajo stilin e brezit të ri.
Blogerja Kenza Sadoun el Glaoui është një tjetër influencuese që luan me kombinimet nga ato elegantet e deri tek më ekstravagantet.
Solange Smith- nëse do të shohësh stilin e jetës parizjane të kësaj kohe dhe momente më të rafinuara të saj, duhet ndjekur Solange, sepse është e mrekullueshme!



















