KreuCelebrity

Ish banori I Big Brother infektohet për të dytën herë me Covid 19!

U diagnostikua tre muaj më parë me Covid 19, dhe pas izolimit, rezultoi negativ. Petrit Bylykbashi, ish-banor i “Big Brother Albania 4” mendoi se kishte mbaruar punë me sëmundjen që ka trazuar botën. Por ai duket bën pjesë në rastet  e rralla kur Covid është kthyer përsëri.

Petriti  tha në Facebook se ka rezultuar sërish pozitivë, duke rrëfyer se në fakt nuk kishte bërë kujdes, e ishte takuar me persona të prekur nga sëmundja.

“Ky virus i çuditshëm! Mbas 4 ditëve të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/percjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosëm që unë me u ritestu për Covid19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtu herën e parë, direkt në mushkëri. Të jem real, duke qen i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infekuar kam pas në shumë raste. Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga uneë, po uroj që kjo e njëjta më ndodh edhe këtë here, unë prap nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka”, ka shkruar ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF