KreuCelebrity

Befasojnë ekspertët: Në Europë qarkullon një tjetër lloj i virusit!

Covid 19 është një virus i ri dhe i panjohur për njerëzimin, e si i tillë, është rrethuar me enigma. Ka shumë pikëpyetje rreth tij, dhe sa herë që shkencëtarët zbulojnë dicka, del përsëri një gjë e re. Këtë radhë thuhet se në Europë po qarkullon një variant i virusit që infekton shumë njerëz, por nuk përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore. Ky variant është quajtur “D614G”.

Në laborator u pa se kishte virulencë mjaft të lartë dhe duket se është bërë më mbizotërues. Analizat e mostrave ndërkombëtare duket po ashtu se po tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në popullatë ku shihet një mbizotërim i këtij shtami krahasuar me atë që ishte variant original, i cili besohet se ka pësuar mutacion. Lajmi i mirë në këtë mes është se studimi po tregon që version D614G nuk po shkakton sëmundje serioze tek pacientët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF