Disa ditë më parë, Florjan Binaj tregoi përmes një postimi në rrjetet sociale se e kishte kaluar sëmundjen që ka frikësuar të gjithë. “Më në fund Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruante aktori i humorit.
Pas karantinës, ai ka nisur pushimet dhe postoi një video nga bregdeti, por reagimet nuk kanë qenë të gjitha pozitive.
“Florjan per ty karantina nuk funksionon? Dole pozitiv edhe futja plazhit tani, shperdahe virusin vlla”, i shkruan një komentues. “Meso te numerosh dhe do te te dalin ditet fiks!Dhe meso te mos i kerkosh llogari te tjereve”, ia ktheu aktori, ndërsa publikoi dhe përgjigjen e testit të tamponit.



















