Një foto e Lori Hoxhës, shkrepur në yacht për këdo në pamje të parë do të dukej sikut Lori, hedhur një shall krahëve po shijon një xhiro në mjetin luksoz lundrues.
Përpos faktit që trashëgimtarja e Top Medias poston shpesh momente nga përditshmëria apo udhëtimet në vende të ndryshme, kësaj here në këtë foto Lori duket se po përjeton gjithçka përveçse se gëzim, apo relax.
“Kjo është fotoja ime e preferuar. Kjo ishte një nga periudhat më të vështira të ankthit në jetën time dhe të qenurit në një varkë më frikësoi pa masë sepse nuk kisha akses në spital dhe nëse vuani nga ankthi/paniku e kuptoni shumë mirë se për çfarë po flas. Ne s’jemi ashtu si dukemi ose çfarë postojmë. Mund të dukem sikur po jetoja kohën më të mirë të jetës, por gjithë çfarë po kërkoja ishte pak qetësi”, ka shkruar Lori krah postimit duke treguar gjithashtu se nuk po shijonte asgjë dhe se asgjë nuk ishte ashtu siç dukej.
Kujtojmë që Lori e ka pranuar edhe herë të tjerë që shpesh ka patur probleme me shëndetin mendor, siç është depresioni apo ankthi.



















