Një prej ekspertëve më të mirë për sëmundjet infektive në Kinë deklaroi se shpërthimi i koronavirusit në vend, tashmë “ ka përfunduar”. Doktor Zhang Wenhong, njeriu që drejtoi luftën kundër koronavirusit në Shangai, e bëri njoftimin sot, gjatë punimeve të Konferencës Botërore të Inteligjencës Artificiale. Ai shtoi se vaksinat që po zhvillohen nga kërkuesit kinezë kundër sëmundjes “ mund të përdoren në të ardhmen, sepse epidemia ka kaluar”.
“ U bënë 6 muaj. Sëmundjen tashmë e kemi lënë pas”, tha 50 vjecari. Edhe pse Kina raportoi 7 infektime të reja sot, Wenhong pretendon se këto janë grahmat e fundit të epidemisë, e ky është një lajm i mirë ( nëse është I vërtetë) sepse tregon që makthi, e paska një fund!



















