Artistja e njohur nga Kosova, Eliza Hoxha rrëfeu se është prekur dhe ajo nga koronavirusi. Sëmundja tani duket po përparion ndjeshëm në rajon. Hoxha thotë se ditët e fundit ka vënë re plogështi, ethe, temperaturë e kollë.
Ajo I këshillon të gjithë të bëjnë shumë kujdes e të respektojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.
Ky është postimi i saj:
“ Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:
Plogështi
Ethe
Temperaturë
Kollë
Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese.Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.
#lajiduart
#vendosemaskën
#mbajedistancen
P.S. Për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.