
Mëmësia e ka plotësuar Jonida Vokshin tashmë në cdo drejtim. Moderatorja nuk ngurron ta tregojë lumturinë për kohën që kalon me vogëlushen, e cila ka ndryshuar jetën e saj dhe të partnerit Besnik Krapi. Së fundi, në Instagram postoi atë që është praktikisht fotoja e parë me vajzën në krahë, ku sërish nuk na e tregon portretin, por ndan me ne ndjesitë që i fal ai moment.
“Shpirti plot”, ka shkruar moderatorja ndërsa shtrëngon të bijën. Komentet kanë vërshuar, të mbushura me lavdërime për të dyja dhe sidomos përkushtimin e treguar nga Jonida si nënë e re!
Gjithmone me vete! @spiritofdrinikosove