KreuCelebrity

Ministrja jep alarmin: “Tek infektivi, disa të rinj të intubuar”!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se në Spitalin Infektiv ka gjashtë pacientë në frymëmarrje të drejtuar. Sipas saj, tre prej tyre janë të moshave të reja, 45, 46 dhe 49-vjeçare.

“Nuk jemi vonë për të reflektuar të gjithë sëbashku sepse duhet të jetë përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes për të jetuar në formalitet të ri. Mes nesh ka ende zëra që thonë se Covid nuk ekziston. Po të shikoni në Spitalin Infektiv do të shikoni se janë 6 persona të intubuar. 3 prej të cilëve janë në mosha fare të reja, 45, 46, 49 vjeç. Kjo nuk është lojë dhe kush e konsideron lojë apo konspiraci këtë virus të rrezikshëm na rrezikon të gjithëve”, tha ministrja. Manastirliu u përpoq të tregonte se situata është serioze dhe kërkoi edhe një herë respektimin e masave që do të ndihmonin vendin të mos izolohej më.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF