Muzikali “Glee” u kthye në vitet 2009-2015 në njërin prej serialeve më të njohur të Fox. Por është e pamundur të mos vihet re se atë e kanë pllakosur disa fatkeqësi njëra pas tjetrës, dhe e fundit ishte zhdukja e Naya Riverës ndërsa kishte marrë një varkë për të shëtitur në liqen me të birin. Vogëlushi 4 vjecar u gjet vetëm në varkë dhe tani po kërkohet aktorja, që konsiderohet e zhdukur dhe mund të ketë vdekur.
Përpara saj, ndodhi vdekja e njërit prej aktorëve kryesorë, Cory Monteith, i cili ndërroi jetë si pasojë e mbidozës.
Gjatë kohës së serialit, ndërroi jetë dhe i dashuri I aktores Becca Tobin (Kitty Wilde në “Glee”); sipërmarrësi Matt Bendik u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit në rrethana që ende nuk janë zbardhur.
Aktori Mark Salling (Noah “Puck” Puckerman në “Glee”) po ashtu vrau veten në 2018 pasi u përball me akuza për abuzime seksuale dhe u arrestua në vitin 2015 për posedim të përmbajtjeve pornografike me fëmijë. Së fundi, Naya Rivera, e cila është zhdukur, edhe ajo vetë qe arrestuar një herë me akuzën e dhunës në familje.



















