KreuCelebrity

Në rritje rastet me Covid, Silva Bino: Të mbyllim fundjavat!

Në kohën kur pas një viti të gjatë e të lodhshëm ( në fillim tërmeti e pastaj Covid 19), shumë prej nesh mendojnë pushimet ( e shumëmerituara), shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se mbyllja e fundjavave duhet marrë në konsideratë si masë për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit. Rastet e reja vazhdojnë të shtohen dita-ditës, dhe Bino doli me këtë ide në një intervistë të dhënë për “TvT“.

“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”, është shprehur ajo. As për të vazhdimin, nuk kishte lajme shpresëdhënëse. “Parashikimet nuk janë të mira për 2-3 muaj. Edhe për dy javë të tjera parashikohet të kemi raste të rritura. Ne duhet të luftojmë ta hedhim poshtë këtë që themi. Është tepër e rëndësishme. Janë ritme që kërkojnë masa. Të vetmet janë distancimi fizik dhe izolimi”, shtoi ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF