KreuCelebrity

Nëna hedh fëmijën nga ballkoni për ta shpëtuar nga zjarri, ndodh mrekullia!

Një ngjarje e rrallë vjen nga Phoenix i Shteteve të Bashkuara: një nënë 30 vjecare hodhi nga ballkoni i shtëpisë së saj që po digjej fëmijën 3 vjec për t`i shpëtuar jetën. Gruaja vetë vdiq mes flakëve, por djali i saj i vogël shpëtoi mrekullisht falë një ish-sportisti që po kalonte aty. Phillip Blanks 28 vjeç, vrapoi me të parë c`ndodhi dhe e kapi vogëlushin Jameson Long pikërisht përpara se të prekte tokën.

Fëmija kishte rënë nga kati i tretë. “ Nuk kishte shumë kohë për të menduar, thjesht reagova. Nuk shihja asgjë tjetër pervec fëmijë”, deklaroi më vonë 28 vjecari.

Ai megjithatë nuk pranoi ta quanin hero, duke thënë se heroina e vërtetë ishte e ëma e vogëlushit, Rachel, e cila arriti të shpëtonte dhe motrën e tij 8 vjece, por vdiq vetë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF