KreuCelebrity

E trishtë; bashkëshortja e John Travolta humb betejën me kancerin!

Pas një beteje 2 vjeçare me kancerin bashkëshortja e aktorit John Travolta fatkeqësisht ështê ndarê nga jeta mëngjesin e së dielës.


Kelly Preston 57 vjeç zgjodhi të luftojë me kancerin e gjirit privatisht duke mos ndarê me publikun sëmundjen nga e cila vuante.

Travolta ndau me ndjekêsit një mesazh të ndjerë për humbjen e së shoqes ku zemërthyer njofton se familja do tê vendosi të rrijë larg publikut për një farë kohe.


“Jam zemërthyer që më duhet t’ju informoj se gruaja ime e bukur e humbi betejen 2-vjeçare me kancerin e gjirit. Lufta e saj ishte kaq kurajoze dhe kishte mbështetjen e të gjithëve. Unë do të jem në krah të fëmijëve të mi, që kanë humbur të ëmën, prandaj dua të më falni nëse s’do dëgjoni nga ne për disa kohë. Dua të dini që e marrim gjithë dashurinë tuaj gjatë kohës që do të na duhet për t’u shëruar.”- shkruan John përmes një postimi në Instagram.

Preston dhe Travolta janë prindër tê dy fēmijëve vajzës Bella 20 vjeç dhe djalit Benjamin 9 vjeç. Çifti u takuan për herë të parë në vitin 1987 dhe u martuan në vitin 1991.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF