Djali i Lisa Marie Presley, vajzës së vetme të këngëtarit dhe Priscilla Presley ka ndërruar jetë në Calabasas, California. Organet kopetente nuk kanë dhënë detaje rreth ndarjes së papritur nga jeta të Benjamin Keough i cili ishte vetëm 27 vjeç.
Vajza e Elvis dhe Prishila Presley është e hidhëruar rëndë nga vdekja e të birit, me të cilin ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë.
“Presley është zemërthyer dhe asgjë nuk e ngushëllon. Thjesht po përpiqet të qëndrojë e fortë për binjakët 11-vjeçarë dhe për vajzën e saj të madhe Riley. Ajo e adhuronte të birin, ishte dashuria më e madhe e jetës.”; është shprehur një burim pranë Lisa Marie.
Ndonëse shkaku i vdekjes së të riut nuk dihet ende, shumē prej ndjekësve në rrjete sociale mendojnë se dhe Benjamin mund tê ketë ndjekur ‘rrugën’ e gjyshit me varësinë ndaj lëndëve narkotike.