Raymundo Capetillo aktori i njohur meksikan është ndarë nga jeta, pasi u infektua me koronavirus.
76 vjeçari pas disa shqetësimeve me frymëmarrjen u shtrua me urgjencë në spital, dhe pas marrjes së tamponit ai reuzltoi pozitiv me virusin që ka kapluar botën.
Gjendja shëndetêsore e aktorit u përkeqësua në ditët në vijim derisa u nda nga jeta këtë të hënë.
Raymundo Capetillo luajti në shumë telenovela disa prej të cilave janë transmetuar edhe në vendin tonë si “Fati im je ti”, “Velloja e nuses”, “Pengesat e dashurisë”, “Pasioni”, “Zemër e egër” etj.