Një fustan xhaketë nga marka luksoze Balmain ka bashkuar kësaj here dy emrat e njohur tê muzikës shqiptare Jonida Maliqi dhe Dafina Zeqiri.
Tê dyja njihen për eksperimentin me paraqitjen e tyrr, ndaj një përplasje gustosh nuk është aspak çudi mes dy artisteve.
Fustanin-xhaketê të markës prestizgjoze e pamë pak ditë më parë tek këngëtarja dhe blogerja Jonida Maliqi, në një prej bashkëpunimeve me një butik në Tiranë, veshjen e të cilit Maliqi e reklamoi në instagramin e saj.
Ndërsa Dafina Zeqiri zgjodhi të veshë të njëjtin fustan mbrëmjen e kësaj të hëne, teka ishte e ftuar në programin “Në kurthin e piter pan”.
Në faqet e modës mësuam se kjo xhaketë kushton 3000 dollarë. Një veshje e tillē ēshtë ideale për njē darkë në çdo stinë të vitit.