KreuCelebrity

Motra e vogël e Eva Muratit, qenka një yll!!!

Ishin të ftuara tek “ Rudina” në Tv klan, dhe me këtë rast, ne njohëm motrën e vogël të Eva Murattit, e cila na befasoi me hijeshinë e saj! Të dyja motrat rrëfen raportin e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën si dhe disa detaje të tjera sic janë pasionet në jetë dhe profesioni.

Dorisi ka ndjekur rrugën e të atit, atë të mjekësisë, së cilës Eva “iu shmang” për shkak se kishte një “ dashuri tjetër”, ekranin. Doris tregoi megjithatë se televizioni nuk është arena e saj. Evën do ta ndjekë me adhurim, por vetë, kurrsesi, nuk do ta zgjedhë si rrugë.

Motra e madhe, po që në fakt e ka si shoqe, e kësjillon të jetë e qetë dhe e matur. “Një këshillë shumë e vyer që na e kanë dhënë prindërit në fëmijërinë tonë është të zhvilluarit e ndienjës së empatisë, vendose veten në këpucët e tjetrit. Kjo është gjëja që mungon në botën ku jetojmë. Fakti që gjithsecili sheh atë jetën e vet, edhe jeta që ndoshta është shumë e shfrenuar. Do doja që të gjithë të mendonim pak më tepër edhe që gjithsecili ka një luftë të fshehtë, që nuk e shohim publikisht. Duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm me atë çfarë thua që të mos lëndosh askënd”, tha Eva

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF