Paskan qenë të martuar, por këtë pjesë të jetës së saj, nuk e dinim. Uma Thurman tani thotë se lidhja me Gary Oldman, është gabimi i saj më i madh. Asokohe, aktorja e famshme hollivudiane ishte vetëm 18 vjec. Ishte Sean Penn ai që i prezantoi në 1989; Oldman, që u divorcua me të shoqen, Lesley Manville po atë vit, i kërkoi Umës dorën. Dyshja pati një marrëdhënie tejet të kujdesshme dhe shumë informacione mbi kohën e tyre si cift, kanë dalë në dritë vetëm së fundi.
Vetëm dy vjet pas dasmës, vendosën të ndaheshin. “ Kur u njohëm, unë isha 18 vjec dhe ai, 12 vjet më I madh. Ishte një dashuri e cmendur; ai qe dashuria e ime e parë, nuk kisha pasur eksperiencë tjetër”, rrëfen diva, që tani e sheh atë lidhje si gabim.
Oldman vetë, i cili që prej atëherë është martuar tre herë të tjera, është shprehur se ishte një lidhje që me shumë gjasë, në fund, nuk pati ndonjë rëndësi të madhe për asnjërin prej tyre.