KreuCelebrity

Dafina Zeqiri është single, por artistja pranoi se vazhdon të jetë e dashuruar me ish-in!

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek patën një romancë qē zgjati fare pak, por duket se për artisten Zeqiri ka mbetur ende flakë nga ai zjarr.

E ftuar në programin “Në kurthin e Piter Pan”, këngëtarja nuk u shpëtoi pyetjeve të gazetarëve të vegjël, lidhur me çështjet e zemrës. Dhe për habinē tonē Dafina rrëfeu para çiltërsisë së fëmijëve se ndonëse beqare, ajo ende mban në zemër dikë që e ka dashuruar shumë.


“Jam ende pak e dashuruar, se kam dashuri shumë të madhe. Kështu që, është ende këtu [në zemër]. Kur dashuroj, dashuroj fort. Dhe gjithmonë i thoja vetes: sa mirë do ishte të mos dashuroja kaq shumë, do ndryshoj, do bëhem me e fortë. Por unë jam kjo që jam, nuk do ndryshoj kurrë”, tregoi Dafina.


Ndonëse ajo nuk e tregoi emrin për të cilin fliste mendohet se ai është pikërisht Dj Geek me të cilin ndonëse të ndarë, dyshja vijojnë të kenē bashkëpunime muzikore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF