Gjashtë ditë më parë aktorja Naya Rivera mori një varkë me qira për të kaluar disa orē me të birin 4 vjeçar në liqenin Piru.
Pas disa orësh në liqen, një varkë tjetêr ndaloi pranë varkës së aktores dhe pjesëtarët e ekuipazhit panë që aty ndodhej vetëm djali.
Forcat e shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe për 6 ditë me radhë polumbarët nuk mundên ta gjenin trupin e aktores Rivera duke e shpallur atë të zhdukur.
Fatkeqësisht mbrëmjen e së hënës disa dëshmitarë kanë parë një trup duke pluskuar nē breg të liqenit dhe rezultoi se ishte aktorja e mbytur pak ditë më parë.
Lajmi tragjik trishtoi pa fund miqtë, fansat e kolegët e 34 vjeçares e cila u nda nga jeta në moshë fare të re.