Kate Middleton I befasoi fansat me look-un e ri: Dukesha e Kembrixhit ka zgjedhur që me mbërritjen e verës ta celte shumë ngjyrën e flokëve! Në fakt, kaq bjonde, nuk e kishim parë ndonjëherë! Përpos kësaj, dhe prerja ishte disi më ndryshe, duke shtuar kështu dhe një baluke të gjatë.
Kate rrallëherë e ka ndryshuar ngjyrën e flokëve; edhe kur ka dashur të bëjë ndonjë ndryshim, ka luajtur vetëm me ndonjë tonë, ose e ka bërë aq gradualisht sa pothuajse nuk ka rënë në sy. Këtë radhë me sa duket, ka vendosur të guxojë pak më shumë.
Disa zëra thonë se për pamjen e saj të fundit, dukesha është frymëzuar nga aktorja Farrah Fawcett, bjondja e famshme e serialit televiziv “Charlie`s Angels”.



















