KreuCelebrity

Caktohet gjoba: Ja sa do të paguajnë ata që kapen pa maskë!!!

Qeveria shqiptare ka vendosur ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambjente të mbyllura publike. Pas mbledhjes së ekzekutivit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se ky vendim, është një tjetër hap drejt forcimit të masave për frenimin e përhapjes së COVID19.

“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermarketet, tregjet dhe njësitë e shërbimit”, tha Manastirliu.Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit.

Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lek të reja për çdo thyerje të rregullit. Ministrja e Shëndetësisë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e kësaj mase që ndërmerret me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF