Bukuroshja Sara Hoxha tashmë është nusja e shtëpisë në familjen Vula. Ledri dhe Sara janë në pritje të fëmijês së parë dhe së shpejti ata do të bëhen prindër.
Nena e reperit ishte e ftuar pasditen e së martês në programin “Pushime on top” ku ndër të tjera zonja Xheraldina u pyet edhe se ç’marrêdhënie ka me të pêrzgjedhurën e djalit të saj.
“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”; u shpreh zonja Vula.
Ndërsa sa i përket takimit të parë me Sarën dhe ç’mendoi kur u njoh me të dashurën e djalit Xheraldina tha:
“Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore, jo vetëm Sara por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit dhe une thashë do zoti qenka ajo se është si pëllumb”, ka thënë Xheri.



















