
I vogël, por përgjigjen e kishte në majë të gjuhës: Giovanni 6 vjec ishte duke luajtur me një kukull, por e qortuan për këtë fakt. Si djalë, ai duhet të luante me makina, apo jo?
Epo, vogëlushi italian dha një përgjigje që padyshim e la pa fjalë burrin që e kritikoi.
“ Unë jam babai i kukullës, nuk jam nëna, c`të keqe ka?” Kukulla, sic thotë vogëlushi, është në fakt një djalë të cilin ai e ka pagëzuar me emrin: Mario.
Historia e 6 vjecarit gjendet në internet, në një faqe të krijuar nga një babai i angazhuar kundër hendekut mes gjinive.
“ Giovanni nuk e di që një përgjigje e thjeshtë e tij po e bën botën një vend më të bukur”, thonë ata që mendojnë se nuk ka asgjë të keqe që një mashkull të preket e të qajë, të lajë pjatat, të pastrojë shtëpinë apo të kujdeset për fëmijët!



















