Pritjes së ëmbël të Olta Bokës I erdhi fundi! Këngëtarja u bë nënë për herë të parë dhe lajmin e dha vetë në rrjetetsociale, duke treguar aty edhe sesi e ka pagëzuar cifti vogëlushen që porsa erdhi në jetë.
“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj, perendesha e jeteve tona. Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet! Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij! Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire”, ka shkruar Olta që më tej ka falenderuar mjekët të cilët u kujdesën për të. Olta është treguar mjaft aktive në Instagram që prej momentit kur u mësua shtatzania e saj, duke postuar herë pas herë foto prej kësaj periudhe kaq të bukur të jetës së vet!