Në kohen kur të gjithë kërkojnë perfeksionin në rrjetet sociale ( edhe nëse e dinë se ai jo gjithmonë është I vërtetë), Orinda Huta tregoi me një foto se natyralja mbetet përherë e preferuar.
Moderatorja u shfaq në plazh, në një foto fare pa filtra, ku tregon se është mjaft në formë, edhe pse barku i saj nuk duket i super tonifikuar!
Për këtë ka marrë mjaft komplimenta, duke qenë se mund ta modifikonte foton për të hequr atë pak sasi të tepërt, por pavarësisht se mundësia ekzistonte, ajo preferoi të ishte vetvetja, duke dhënë kështu një shembull të mirë për të gjitha vajzat që ndoshta nuk ndihen rehat me trupin e tyre, sepse i nxit që ta duan veten ashtu sic janë!



















