KreuCelebrity

Lajme shpresëdhënëse nga Amerika: vaksina që po testohet kundër Covid 19, krijoi imunitet tek pacientët!!

Lajme shpresëdhënëse nga Amerika: vaksina që po testohet

Kompania Moderna njofton se vaksina a e saj eksperimentale kundër koronavirusit ka rezultuar pa probleme serioze për individët që u vaksinuan dhe ka nxitur një reagim të sistemit imunitar në të 45 vullnetarët që morën pjesë në eksperiment, thotë VOA. Kompania njoftoi se asnjë prej pjesëmarrësve në provat me vaksinë nuk pati efekte anësore tepër shqetësuese, por disa prej tyre kishin raportuar reaksione të lehta si lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje muskujsh ose dhimbje në vendin ku u bë vaksina.

Zakonisht këto efekte ishin më të mundshme tek persona që morën dy doza vaksine ose u vaksinuan me dozë më të lartë, njofton ekipi shkencor në një artikull në revistën mjekësore Neë England Journal of Medicine. Një numër i vogël personash që morën dozën shumë të lartë patën të vjella, ethe dhe dhimbje koke.

Moderna ishte kompania e pare që filloi prova të vaksinës në njerëz n16 mars, vetëm 66 ditë pas plotësimit të sekuencës gjenetike të mikrobit. Ekspertët thonë se vaksina do të jetë zgjidhja përfundimtare e pandemisë, që ka prekur miliona vetë dhe ka shkaktuar afro 575 mijë viktima në shkallë botërore.

Moderna, me bazë në Masaçusets, nuk ka krijuar kurrë më parë një produkt mjekësor me patentë. Vaksina kandidate e kësaj kompanie përdor acidin RNA, një përbërës kimik që dikton në trup prodhimin e proteinave. Kur individi injektohet me këtë vaksinë, përbërësi instrukton qelizat për të prodhuar proteina që imitojnë cipën e jashtme të koronavirusit. Trupi reagon duke menduar se është infektuar nga një organizëm i huaj dhe angazhon sistemin imunitar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF