Nga Beleku i Turqisë ku po shijon pushimet, Rudina Magjistari ka postuar disa pamje në rrjetet sociale, duke treguar kështu sesa shumë po i gezohet ketyre momenteve. Në njërën prej fotove, ajo tregon një pije freskuese, në krah të së cilës ka shkruar “Ditët e verës”. Por një ndjekëse i ka bërë një koment të pahijshëm.
“Rudina më fal po foto nuk di të bësh…kjo gota ngjan si e mbushur me urinë. Pushime të mbara gjithsesi”, thotë ndjekësja. Rudina nuk e “prish fare terezinë”. “Jo moj zemër, ka ngjyrë tjetër urina. Por nëse ti e ke në këtë ngjyrë shko vizitohu. Ose të paktën pi më shpesh ujë. Ta them sinqerisht”, ia ka kthyer moderatorja.