Princeshë Beatriçe ka lidhur kurorë me të fejuarin e saj Italian Edoardo Mapelli Mozzi nëpërmjet një ceremonie të fshehtë në kështjellën Windsor.
Dyshja kishin caktuar më herët datën e dasmës më 29 mars, por për shkak të pandemisë së coronavirus dasma u anullua. Duke qenë se situata me Covid-19 në të gjithë botën vijon të jetë problematike, Beatrice dhe Edoardo vendosën të martohen në fshehtësi nëpërmjet një ceremonie tejet intime.
Në pritjen e dasmës nuk kanë munguar edhe gjyshërit e nuses, Mbretëresha Elisabeth dhe Princi Philip. Nuk është bërë me dije nëse ka patur të ftuar të tjerë të njohur në dasmën sekrete përveç familjarëve.