KreuCelebrity

Prindërit e Rita Orës zgjedhin destinacionin pranë nesh për të kaluar pushimet!

 

Këtë verë prindërit e artistes me famë botërore Rita Ora kanë vendosur të pushojnë shqip. Fare pranë kufijve zyrtarë të Shqipërisë, Vera dhe Besnik Sahatçiu po kalojnë disa ditë relaksi në bregdetin e Ulqinit.

Dyshja nuk janë shoqëruar nga asnjë nga fëmijët dhe këto ditë të nxehta korriku prindërit e Orës po i kalojnë nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Ata kanë ndarë foto nga pamjet e mrekullueshme të Ulqinit e të Bunës në rrjete sociale duke u shprehur se po kalojnë pushime fantastike.

Këto pushime janë mëse të merituara për Vera Orën, e cila mujat e fundit ka qenë në frontin e parë të luftës me Covid-19 duke qenë se është mjeke psikiatre në Londër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF