KreuCelebrity

Së shpejti në Tiranë celet “Equos”, një super resort pushimi!

Së shpejti në Tiranë celet “Equos”, një super

Fundjavat do të jenë ndryshe tani për shumë prej atyre që duan t`I shkëputen rutinës së kryeqytetit, por edhe të mos udhëtojnë larg për të gjetur argëtimin. Sepse argëtimi vjen në Tiranë, vetëm rreth 11 kilometra larg qendrës, në formën e “Equos Resort” ku ka hapësirë pushimi për të gjithë familjen.

“Ky është një ndër investimet besoj me kolosal që është bërë sot për sot në Shqipëri”, tha për AbcnewsArbër Teqja, administratori I aquaparkut gjigand për rreth 6 mijë persona dhe shtatë pishina me karakteristika të ndryshme, ku mund të gjejnë vetën fëmijët dhe të pasionuarit pas sporteve.

“Përbëhet nga shtatë pishina. Dy prej të cilave janë me ekstreme. Kemi pishinën që fillon nga 18 metra lartësi. Pjesa e aqupark ka rreth 17 rrëshkitëse, nga më ekstremet tek ato më të lehtat.  Stafi është i trajnuar dhe i specializuar dhe certifikuar në bazë të certifikatave Evropianë. Jemi duke zbatuar  të gjitha këshillat që Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar për gjendjen aktuale të COVID-19”, sqaron ai.

Në këtë resort do të gjeni edhe sportin elitar të hipizmit me mësime nga profesionistë.  Gazmen Brahimi, shtatë herë kampion kombëtar është instruktori i kësaj qendre.

“Këtu kemi 20 kuaj që janë kuaj sporti dhe marrin pjesë nëpër turne të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare. Janë kuaj të importuar kryesisht nga Gjermania. Përveç një qendër sporti më standarde bashkëkohore dhe klub i mirëfilltë në Federatën Shqiptare të sporteve me kuaj, kjo është edhe një qendër e mirëfilltë hipizmi ku të gjithë të rinjtë e moshave të ndryshme mund të vijnë të mësojnë të ushtrojnë sportin me kuaj”, sqaron ai.

Edhe restoranti është I mrekullueshëm, aty përdoren vetëm produkte që vijnë nga fermerët e zonës. Mundësitë nuk mungojnë as për ata që duan të qëndrojnë më gjatë, sepse hoteli ka 15 suita, ndërsa për pushuesit janë përgatitur edhe programe të tjera argetimi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF