
Ditë të ngrohta kemi kaluar, por jo të përvëluara e madje fundjava nisi me vranësira e ulje temperaturash. Megjithatë, kjo situatë nuk do të zgjasë shumë.
Teksa e djela do të sjellë temperature tek 35 gradët Celsius, e në skajin veriore nuk përjashtohen reshjet e izoluara të shiut, java e ardhshme sjell “të nxehtin “afrikan”.
Kjo situatë, sic tha sinoptikania Adjola Bani për TV Klan, do të jetë pasojë e masave të nxehta ajrore që po afrohen nga veriu i Afrikës. Për shkak të tyre Shqipëria dhe i gjithë Ballkani mund të përballen me temperatura që mund të shkojnë deri në 40 gradë Celsius.



















