KreuCelebrity

Prindër, kujdes: Ja loja e rrezikshme në internet për të cilën tërheq vëmendjen policia!

Pas “Balenës Blu” dhe “Momos”, një tjetër lojë e rrezikshme po qarkullon në internet, e përhapur përmes platformave si TikTok, Instagram dhe Twitter. Loja shfaqet nën emrin “Jonathan Galindo” dhe u kërkon njerëzve, përgjithësisht fëmijë, që të kryejnë sfida të ndryshme, që mund të shkojnë nderi në vetëvrasje!

Edhe pse fatmirësisht është regjistruar ende ndonjë rast në Shqipëria, policia jep alarmin për këtë lojë të rrezikshme që po përhapet ngado. “Për të sqaruar më mirë opinionin publik, loja e re virtuale “Jonathan Galindo” vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë “Balena Blu” dhe “Momo”.

“Jonathan Galindo”, i njohur edhe si “Cursed Goofy”, është një personazh i përshkruar si një njeri i veshur me një maskë qeni “Goofy” dhe është i lidhur me sfidën Balena Blu. Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin “Jonathan Galindo” dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të “Cursed Goofy” dhe më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjet platformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila ka ngjashmëri me sfidën “Momo”.

Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t’i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal.Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do të pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t’i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes.

Po ashtu, për sqarim të opinionit publik, pamja e përdorur nuk është pamje e cila detyrimisht duhet të tregojë që përdoruesi i saj të jetë pjesë e kësaj sfide, pasi ajo mund të përdoret dhe nga përdorues të ndryshëm për qëllime tërësisht të ndryshme. Imazhet e përdorura në profilet e këtyre llogarive kanë origjinën nga stilisti Samuel Canini dhe datojnë të paktën në vitet 2012-2013.Personazhi “Jonathan Galindo” aktualisht është i paidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen nga platforma sociale “TikTok”, në vjeshtën e vitit 2019”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF