KreuCelebrity

Kanye West: Për pak vrava vajzën time!!!!

Kanye West vetëm po befason këto kohë: në fillim njoftoi se do të kandidonte për president, pastaj në tubimin e vet të parë elektoral tha se do të kërkojë që cdo gruaje që lind një fëmije t`i jepen një milionë dollarë ( në SHBA, një pohim ky në kuadrin e përpjekjeve të tij kundër abortit), dhe më pas erdhi “goditja” tjetër: reperi i njohur tha se ai dhe bashkëshortja Kim Kardashian e kishin diskutuar abortin e vajzës së tyre të parë, North, e cila sot është 7 vjece.

Gjatë fjalimit të cuditshëm, 43 vjecari u shpreh se e kishin pasur shumë të vështirë në ato momente të merrnin një vendim. Por sic thotë, në Paris “ iu shfaq Zoti”. “ Kim kishte pilulën në dorë, kur ekrani i laptopit u bë i bardhë pastaj i zi”, u shpreh Kanye që shtoi se Zoti I kishte thënë se “ Nëse ti tallesh me vizionin tim, unë tallem me tëndin”, dhe aty e kishte kuptuar që fëmija duhet të vinte në jetë!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF