KreuCelebrity

Yll si mami; vajza 17 vjeçare e Catherine Zeta – Jones çmend instagramin!

I ka trashëguar më së miri genet e bukura të së ëmës dhe Carys Douglas 17 vjeç është gati të pushtojë showbiz-in botëror.

Catherine Zeta Jones suprizoi fansat kur këtë fundjavë postoi në instagramin e saj foto të vajzës adoleshente, e cila është kthyer në një zonjushë elegante dhe tejet e hijshme.

E reja kishte veshur një fustan mëndafshi të gjatë dhe shumë prej fansave e ngatërruan atë me të ëmën, pasi ngjashmëria e vajzave të familjes Douglas është me të vërtetë e madhe.

Ndonëse Carys është vajza e dy prindërve të famshëm Michael Douglas dhe Catherine Zeta –Jones, e reja nuk ka preferuar të jetë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut, duke ruajtur një profil të ulet dhe tejet privat.

Dyshja e famshme e Hollyëood janë martuar në vitin 2000 dhe janë prindër të dy fëmijëve djalin 19 vjeçar Dylan dhe vajzën 17 vjeçare Carys. Michael ka gjithashtu një djalë nga martesa e mëparshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF