KreuCelebrity

Vaksina e Oksfordit doli e suksesshme, jemi afër zgjidhjes?

Shkencëtarët e universitetin të Oksfordit njoftuan se sipas gjetjeve paraprake vaksina e tyre eksperimentale që lufton koronavirusin ka treguar se ka nxitur një përgjigje imunitare tek qindra persona të cilët ishin pjesë e eksperimentit.Studiuesit britanikë nisën testimin e vaksinës në muajin prill tek rreth 1 mijë vetë, thote VOA.

Vaksina eksperimentale u injektua tek gjysma e tyre. Teste të tilla të hershme janë projektuar për të vlerësuar sigurinë dhe për të parë se çfarë lloj reagimi imunitar provokon vaksina, por nuk mund të dalin në përfundimin nëse vaksina mbron vërtet. Në hulumtimin e publikuar të hënën në revistën “Lancet”, shkencëtarët thanë se kishin zbuluar se vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 prodhonte një reagim të dyfishtë imunitar tek njerëzit e moshës 18 deri 55 vjeç, që zgjaste të paktën dy muaj pas imunizimit të tyre.

“Po shohim një reagim të mirë imunitar tek pothuajse të gjithë (pacientët)”, tha Doktor Adrian Hill, drejtor i Institutit “Jenner” në universitetin e “Oksfordit”.“Ajo çka bën këtë vaksinë të veçantë është se nxit të dy krahët e sistemit imunitar”, tha ai. Hill tha se vaksina mundësoi prodhimin e antitrupave neutralizues, molekula të cilat janë thelbësore për bllokimin e infeksionit. Për më tepër, vaksina shkaktoi një reagim të të ashtuqujturave qelizat T të trupit, të cilat ndihmojnë në luftimin e koronavirusit.Vaksina eksperimentale COVID-19 shkaktoi efekte të vogla anësore si temperaturë, të dridhura dhe dhimbje të muskujve.

“Oxfordi” ka bashkëpunuar me kompaninë e prodhimit të barnave “AstraZeneca” për prodhimin e vaksinës në nivel global dhe kompania është zotuar tashmë të prodhojë 2 miliardë doza.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF