Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman po e shijojmë në maksimum prindërimin. Djali i tyre, Efehan erdhi në jetë majin e vitit të kaluar duke ua ndryshuar jetën një herë e përgjithmonë.
Ish Miss-i së fundi realizoi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instastory, ku mes pyetjeve të tjera, kishte dhe nga ata që donin të dinin nëse vogëlushi ka mësuar ndonjë fjalë shqip. Almeda tha se po. Ajo fjalë nuk është as mami, as babi, por “Nonaaa”; kështu e thërret të ëmën e saj!!!



















