Të gjithë ja njohim Arabanës pasionin për gatimin, dhe muajt e fundit teksa është në pritje të ëmbël, moderatorja ka patur mundësi të rrijë më shumë në kuzhinë, duke qenë se ka patur edhe më shumë kohë të lirë.
Pas botimit të dy librave me receta gatimi, Arbana duket se ka vendosur ta çojë në një tjetër nivel pasionin e saj për gatimin. Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre ishte kurioz të dinte nëse moderatorja e ka menduar ndonjëherë të hapë një restorant.
Jo, vetëm që e paska menduar por duket se mami në pritje vetëm po pret sa të lirohet pak nga punët e tjera, për të hapur një restorant.
“Përse nuk hap një restorant”; i shkruan një prej ndjekësve
“Do ta hap, sapo të jem pak më e lirë nga punët e tjera”; është përgjigjur Arbana duke na zbuluar kështu se pasioni i saj për gatimin shumë shpejt do të kthehet në biznes.



















