KreuCelebrity

Për herë të parë Eduart Grishaj flet për shtatzëninë e Arbanës, grindjet e çiftit, dasmën si dhe emrin e djalit!

 

Edhe pak javë i ndajnë Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn nga përjetimi i ëmbël i të bërit prind, ndaj këto kohë kurioziteti për të mësuar se si po e përjeton këtë periudhë dyshja e njohur ka qenë i madh.

I ftuar në “Pushime on Top”, për herë të parë, babi në pritje ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia me Arbanën, si e priti lajmin e shtatzënisë si dhe dëshira për të organizuar një dasmë në Veri të shqipërisë.

“Dasmën nuk e di se kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura”; ju përgjigj eduarti ngacmimit të moderatorit Flori Gjini nëse do të ketë një dasmë në të ardhmën.

Sa i përket ndjesisë dhe përjetimeve që regjisori pati kur mësoi se do të bëhet baba, ai tha se fillimi ishte i çuditshëm, por më pas gjërat rrodhën fare natyrshëm.

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet cdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Sa i përket emrit të bebit do të jetë tipik shqiptar.”; u shpreh Grishaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF