KreuCelebrity

Dasëm “pa shpenzime” : Princesha Beatrice nuk ka ricikluar vetëm fustanin, por edhe këpucët!

Fustanin që veshi në ditën e saj të dasmës, princesha Beatrice në fakt e kishte huazuar nga mbretëresha Elisabetë. Edhe pse vintage, ai i rrinte shumë bukur mbesës së monarkes! Por tani mësuam se Beatrice paska dashur ta kalojë jo vetëm pa pompozitet, por edhe pa shumë shpenzime këtë moment të rëndësishëm të jetës së saj. Sepse për ditën e vet të madhe, kishte ricikluar edhe këpucët!

Princesha ka veshur të njëjtat këpucë Valentoni me të cilat është parë në të paktën dy raste të tjera.

Nuk i vëmë dot faj; janë kaq të bukura dhe super elegante, ndërsa me fustanin shkonin perfekt!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF