Simptomat klasike të Covid 19 tashmë i njohin të gjithë: temperaturë, kollë e thatë, acarim i fytit, vështirësi në frymëmarrje. Një tjetër simptomë që nuk duhet anashkaluar gjithashtu është humbja e nuhatjes dhe e shijes, e cila ka shoqëruar mjaft pacientë me koronavirus. Të tjera përfshijnë dhe shqetësimet e stomakut, diarenë e deri tek pucrat në lëkurë.
Por paska dhe një simptome tjetër të identifikuar tani vonë: skuqja e qiellzës së gojës.
Mjekët e Spitalit Universitar Roman y Cajal ekzaminuan gojën e 21 pacientëve me koronavirus mes 30 marsit dhe 8 prillit. Ata zbuluan se 29% e tyre kishin lëndime të zgavrës me gojë, ndërsa 83% kishin pika të vogla vjollcë, të kuqe ose kafe në gojë. Ja një gjë tjetër që nuk e dinim!



















