KreuCelebrity

Oh, sa domethënëse! Kjo është bluza më e shtrenjtë që Ledion Liço ka në garderobën e tij!

 

Me shumë mundësi garderoba e tij është e mbushur me  veshje që kanë vlerë të madhe monetare, por kjo T-shirt në dukje e thjeshtë, mbart vlerën kuptimlotë për Ledion Liçon.

Moderatori ka printuar mbi një bluzë të bardhë vizatimet e të birit London, duke krijuar dy bluza një për vete dhe një për të voglin. Pa i hequr asnjë vizë krijimit të të birit 3 vjeçar, Ledioni ka dashur ta përjetësojë vizatimin e vogëlushit në veshje si kujtim të vyer të fëmijërisë së London Noor.

Sa i përket karrierës në televizion Liço prej dy vitesh është shkëputur nga ekrani, dhe ende nuk dihet nëse do të ketë një rikthim të Ledionit në ekran.