Emina Cunmulaj e ka kryer për herë të dytë testin e koronavirusit dhe ndjekësve të saj në rrjetet sociale ia tregoi procedurën të gjithë sic është. Tamponin modelja e bëri në një ambient përpara shtëpisë së vet.
Fatmirësisht, doli përsëri negative dhe kjo e ka gëzuar shumë. Por në të njëjtën kohë, tregon se testi i është dukur mjaft i sikletshëm. “ A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar Emina ndërsa u duk se dhe i ishte përzjerë në përfundim të marrjes së kampionit.



















