9 vjet nga vdekja e Amy Winehouse, e ëma e këngëtares së famshme që pati një fund tragjik, e tregoi me një postim në mediat sociale se dhimbja e saj është po njësoj, dhe s`ka për t`u fashitur ndonjëherë. Janis Winehouse postoi në Twitter një foto të trishtë të sandaleve të saj dhe një qiriri. “Love Janis Xxx”, ka shkruar ajo.
Këngëtarja e hitit “Back to Black” ishte vetëm 27 vjeç kur u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Camdem.
Me vokalin e frymëzuar nga xhazi, Amy njohu majat e famës në 2003-shin dhe korri sukses komercial teksa mori dhe lëvdatat e kritikës. Por karriera e ikonës londineze u pllakos nga demonët e saj, të cilët e shtynë në kthetrat e alkoolit e drogës derisa vdiq në 2011-tën.



















