Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe familja e kēngëtares Ciara ka mirëpritur pjesëtarin e ri të familjes.
Artistja dhe partneri i saj Russel Wilson u bënë prindër për herë të dytē së bashku teksa mirëpritën vogëlushin Win.
“Gëzuar ditëlindjen Win! Mami dhe babi të duan. Win Harrison Wilson, 7.23.2020.”; ka shkruar Ciara në llogarinë e saj nē instagram, duke lajmëruar për ardhjen në jetë të vogëlushit.
Win është fëmija i tretë i Ciara-s dhe djali i dytë për të. Wilson dhe Ciara janë prindër të një vajze 3-vjeçare, Sienna. Ciara ka edhe në djalë 6 vjeç, Future Zahir Wilburn, nga marrëdhënia me reperin Future.



















