Prej 6 vitesh, 25 Korriku është festë në familjen e Kryeminsitrit Edi Rama! Kështu ka qenë edhe këtë të shtunë, sepse djali i vogël i shtëpisë, Zaho, mbushi 6 vjeç.
Një urim nuk mund të mungonte as nga babi Edi, i cili ka zgjedhur që në mënyrën e tij të publikojë një foto për ditëlindjen e vogëlushit.
Mami Linda, babi Edi dhe vogëlushi i ditëlindjes Zaho kanë realizuar një nga postimet më të bukura që Kryeministri ka në llogaritë e tij në rrjete sociale, teksa gjatë festës së ditëlindjes, që për shkak të situatës me siguri do të jetë menduar diçka familjare, treshja kanë formuar një portret të bukur familjar.
E motra Rea gjithashtu ka bërë një urim publik për vëllain e vogël, ku nëpërmjet njē foto në natyre me Zahon, ajo ka shkruar një urim zemre:
“Ti je shpirti i shpirtit të universit dhe ti quhesh dashuri.#zaho6”; ka shkruar Rea përbri fotos, teksa nëpërmjet një postimi në instastory na zbuloi se edhe këtë vit ‘Spiderman’ vijon të jetë heroi i preferuar i Zahos.
Nisur nga kjo nëse në familje ka patur një organizim feste për ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, e marrim me mend se cila do të ishte tema!
Gëzuar vogëlush!