Kurora britanike është nën rrethim: për të dytën ditë radhazi, tabloidët kanë publikuar copëza nga libri «Finding Freedom», biografia që mezi po pritet e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, e cila del në treg në muajin gusht.
Sunday Times thotë se në oborrin mbretëror, disa e konsideronin Meghan Markle si “showgirl-in e Harry-t”, kështu e quanin. Në pallat, kishte nga ata që gjithmonë e vinin në lojë për faktin që “dukesha merrte shumë bagazhe.“
Harry, duke i ditur disa gjëra, bëri gjithë cfarë mundi për ta mbrojtur Meghanin prej tyre dhe e kuptoi se zgjidhja më e mirë ishte distancimi nga persona të caktuar”, thuhet në libër. Përpos kësaj, e paska irritur dhe një shprehje e përdorur prej të vëllait, William që në fillim të lidhjes me ish aktoren i kishte thënë: “ Merre shtruar me atë vajzën”! Kjo shprehja “ me atë vajzën” e kishte acaruar Harryn, sepse i ishte dukur prej snobi!